Babai vrau nënën, postimi prekës i së bijës: E di që na shikon nga lart

23 Gusht 2025 | 16:35

Me një postim prekës në rrjetet sociale, vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Panteli Nakoleci në Volos, ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së saj.

U largove mami ime e dashur… Do më mungosh shumë. E di që na shikon nga lart, por ne të duam shumë  unë, Dinosi, Bleta dhe Asimina. Do jesh gjithmonë në jetën tonë.” shkroi vajza në përshkrimin e postimit, e pafuqishme të besojë se nuk do ta shohë më nënën e saj.

Autori i krimit, babai i fëmijëve, i cili e vrau nënën e tyre para syve të tyre, u arrestua këtë pasdite.

Vetëm pak muaj më parë, në qershor, ai kishte tentuar të vetëvritej dhe ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve

Tetë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve...
12:48 | 13/07/2026

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas...
12:12 | 13/07/2026

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026