Bajden akuzon Rusinë për gjenocid
Presidenti i SHBA-së, Xhou Bajden tha se “diktatori” Vladimir Putin po kryen gjenocid në Ukrainë.
Duke folur në Ioua në SHBA për nevojat e brendshme të energjisë, Bajden shkoi më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e vrasjeve civile në Ukrainë.
Bajden u tha qytetarëve në Ioua se buxheti i tyre nuk mund të varet “nga një diktator i cili kryen gjenocid e po përpiqet të fshijë provat e tmerrshme që kanë bërë Rusët në Ukrainë”.
“Buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”, u shpreh Bajden.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.
Bajden tha më vonë se janë avokatët ata që do ta vendosin nëse ishte kryer gjenocid.
“Më duket me siguri si gjenocid”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë