Bajraktari: Në Donbas dhe Donjeck po zhvillohen luftime të përgjakshme

22 Prill 2022 | 20:05

Konsulli i Ukrainës në Shqipëri, Bled Bajraktari thotë se në rajonin e Donbasit dhe Donjeckut po zhvillohen luftime të përgjakshme midis ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.

Në “Euronews Albania”, Bajraktari tha se dikur këto territore quheshin ruso-folëse, teksa shtoi se Mariupoli ende nuk ka rënë plotësisht në duart e rusëve.

“Luftime të përgjakshme ka në Donbas. Në rajonin e Donjeskut janë disa fshatra dhe qyteza në të cilat po luftohet fort si dhe në rrethinat e Karkovit. Janë pikësynimet e Putin i  cili do atë territor që dikur mund të quhej ruso-folëse. Sot atë territor po e kthejnë në ruso- urrejtje. Mariupoli është një nga pikat e nxehta. Mariupoli nuk ka rënë 100%, është batalioni Azov i cili mbahet në fabrikën metalurgjike”, tha ai.

Bajraktari shpreson në ulje të tensioneve dhe një armëpushim për të evituar sa më shumë humbjen e jetëve të civilëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026