Balla akuzon PD-në si anti-amerikane pas zgjedhjes së Berishës në krye

23 Maj 2022 | 10:29

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi Partinë Demokratike se është anti-amerikane, nisur nga fitorja e Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e PD-së.

“E keni kthyer anti-amerikanizmin në doktrinë e për këtë nuk iu shërojmë dot”,  shpreh Balla.

Ai tha se gara e djeshme në PD solli një fitore “kundër” Amerikës, pasi SHBA e ka shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha.

Sali Berisha u zgjodh në krye të PD-së në zgjedhjet e të dielës.

43 680 demokratë iu drejtuan kutive të votimit, nga ku 40 820 votuan për Sali Berishën, ndërsa 2 532 për Ibsen Elezin, përkthyer kjo shifër kreu i PD-së fitoi me 93.45 për qind të votave. 5.8 për qind e demokratëve mbështetën Elezin në këtë garë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026