Balla: Çdo shërbim digjital, nuk do të ketë më asnjë dokument nga gjendja civile
Në fjalën e tij në parlament, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, vendosi të injorojë rrëmujën e krijuar në parlament nga opozita dhe vazhdojë diskutimet mbi rendin e ditës në seancën plenare. Ai tha se një nga objektivat kryesore të qeverisë është përmirësimi i shërbimeve publike dhe në kuadër të kësaj të gjitha shërbimet të jepen në mënyrë digjitale.
“Obejktiva kryesore e qeverisë sonë është përmirësimi i shërbimeve publikë dhe për ti bërë ato më interaktive në marrëdhënie me qytetarët dhe në marrëdhënie më biznesin. Gjithë ky revolucion digjital në shërbimet tona digjitale shoqërohet sot dhe me përmirësimin e kuadrit ligjor. Krahas parashikimeve në legjislacionin në identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara përmendim këtu dhe vendimin e këshillit të ministrave që ka të bëjë me procedurat e ofrimit të shërbimit online nga institucionet shërbim-ofruese” tha Balla.
Ai shtoi se askush nuk do të marrë më letra nga gjendja civile dhe çdo dokumet do të merret elektronikisht.
“Dokumentet kryesore të gjendjes civile jepen tani më vetëm elektronikisht. Mënyra e lëshimit do të jetë nëpërmjet një nënshkrimi elektronik” tha ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë