Balla: Do kërkoj falje para shqiptarëve nëse Meta del spiun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do t’u kërkojë falje qytetarëve shqiptarë, nëse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rezulton se ka qenë bashkëpunëtor në ish-Sigurimin e Shtetit.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se ndjesa do të kërkohet për faktin se Partia Socialiste ka mbështetur Metën për t’u bërë president.
“Kur ky proces verifikimi të marrë fund, unë i pari do dal dhe do them, të dashur qytetarë shqiptarë shumë ndjesë që ne e kemi mbështetur. Por në fakt bëmë gjënë e duhur që e çuam deri në fund, hoqëm pritat ligjore tek ligji për informimin mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit”, theksoi ai.
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në Komisionin e Ligjeve u diskutuan të mërkurën ndryshimet që socialistët kërkojnë në ligjin e dosjeve të vitit 2015 për t’i dhënë mundësi Autoritetit të Dosjeve që të kryejë verifikime për personat pavarësisht nëse janë të pajisur me një certifikatë nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani