“Balla makineri elektroale”, Koka: Roli për diasporën nuk është aq i parëndësishëm

9 Shtator 2024 | 21:44

Gazetari Bledian Koka ka komentuar në emisionin Now me Erla Mëhillin lëvizjen e fundit të kryeministrit Rama sa i takon zgjedhjes së një drejtuesi për diasporën, duke ja përcaktuar këtë funksion Taulant Ballës.

Sipas tij, Balla i cilësuar si një makineri elektorale, mund të shihet si një opsion mjaft doemthënës për grumbullimin e sa më shumë votave për diasporën, kjo për shkak se sipas tij edhe një numër i vogël votash mund të bëjnë diferencën për të fituar një mandate.

“Mund të jetë një element shumë përcaktues që zoti Balla ka marrë rolin për diasporën, sepse ndoshta mund të jetë përcaktuar aty për të masimizuar votën aty. Duhet një njeri që të inkurajojë sa më shumë njerë, që të tërheqë sa më shumë vota. E siç e dimë, vota e emigrantit nga Lezha, disa pak vota mund të bëjnë diferencën edhe për një mandate, prandaj pozicioni i zotit Balla nuk është aq i parëndësishëm,”-deklaroi Koka.

Ndërsa sa i takon, emrave të përzgjedhur krahasuar me anëtarë të Partisë Socialiste të cilët u lanë jashtë listës për drejtues të qarqeve, gazetari u shpreh se vëmendjen më të madhe e morën këta të dytët.

“Unë mendoj që në këto rishpërndarje nuk ka pasur shumë mesazhe politike, pasi do të ishte  një vetëvrasje politike që të ndizte zjarrin disa muaj para zgjedhjeve. Ka të drejtë zonja Kushi kur thotë që po shkojnë si një trup i vetëm në zgjedhje, llogaritë do jepen pas zgjedhjeve. Tek kryesia ka pasur disa mesazhe, largimi i Xhaçkës, Gjiknurit, Gjylametit. Këto mund të shihen si mesazhe të kryeministrit Rama,”-tha Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026