Balla porosi drejtuesve të policisë: Asnjë deputet të mos ndërhyjë në punën tuaj
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, mbajti këtë të hënë takimin e parë me drejtuesit e ministrisë që ai pritet të drejtojë.
Balla në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm dha porosin parë për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ku u kërkoi që të mos pranojnë ndërhyrjet politike.
Ministri i ri i Brendshëm, këshilloi drejtuesit e lartë të policisë që t’iu përgjigjen deputetëve në rastet kur ata shprehin shqetësimet e qytetarëve por mos ë pranojnë telefonatat e tyre kur bëhen me qëllim ndërhyrjen në punën e Policisë së Shtetit.
“Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në pounën tuaj, prandaj kush do të pranojë ndërhyrje nga deputetët, nuk mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Deputeti ka të drejtë madje ka detyrë t’iu shpreh secilit prej jush shqetësimet e qytetarëve siç e parashikon dhe ligji për statusin e deputetëve, i cili kërkon që deputetit t’i kthehet përgjigje brenda një afati që duhet respektuar detyrimisht. Ju keni detyrën të dëgjioni me respekt sa herë bie telefoni prej çdo deputeti, por çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në kryerjen e detyrës iu kërkoj që këtej e tutje ta drejtoni tek unë. Kur e them këtë për deputetin, por nga sot ndërhyrja është e papranueshme”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balla mban fjalën e parë si Ministër i Brendshëm: S’do të ketë ndryshime drejtuesish
- Balla jep “urdhrin”: Të ndalohen sa më parë djali e vëllai i mikut tim Rrahman Rraja
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë