‘Po zhbëhet procedura’, Balliu hedh dyshime për zgjedhjen e Presidentit nga PS
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu e sheh si të dyshimtë mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Balliu tha se votimi i tre emrave të propozuara nga secili deputet në Grupin Parlamentar socialist dhe mosbërja publike e tyre, tregon se PS-ja ka vendosur ta zhbëjë procedurën.
“Partia Socialiste ka vendosur që ta zhbëjë procedurën. Votojnë tre emra por nuk e tregojnë se kë kanë propozuar. Kalojnë te një komision ku e drejton Taulant Balla dhe Elisa Spiropali. Do pyesin edhe popullin me e-mail, po ku e dimë ne se çfarë do t’i shkruajnë Taulantit?”, u shpreh Balliu.
Sipas tij, Partia Socialiste është vënë në lëvizje për të gjetur presidentin e ri, që në momentin kur kërkoi shkarkimin e kreut aktual të shtetit, Ilir Meta.
Balliu nënvizoi se Partia Demokratike do të ketë propozimet e saj dhe do t’i dërgojë në parlament siç i kërkon procedura.
LEXONI GJITHASHTU
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend