Balliu takon Gunther Krichbaum në Mynih: Integrimi në BE jetik për të ardhmen e Shqipërisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi këtë të shtunë takime me Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani, dhe me nënsekretarin e Energjisë të SHBA-së, Alexander Fitzsimmons.
Gjatë takimit me Gunther Krichbaum, Balliu theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian është jetik për të ardhmen e vendit dhe për konsolidimin e demokracisë. Ai nënvizoi se vetëm përmes një lufte reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj europiane.
Deputeti demokrat shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e ministrit gjerman në procesin e integrimit, duke theksuar se mbështetja e partnerëve dhe aleatëve europianë është thelbësore.
Sipas tij, përtej ndihmës ndërkombëtare, mbetet detyrë e institucioneve shqiptare ndërtimi i një shteti të së drejtës me institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa në takimin me nënsekretarin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Fitzsimmons, Balliu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë strategjike të partneritetit mes dy vendeve në forcimin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.
Ai nënvizoi se opozita shqiptare mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lidhjeve të pretenduara mes karteleve të drogës dhe politikës, duke e cilësuar këtë betejë si thelbësore për të ardhmen europiane të vendit.
Balliu vlerësoi gjithashtu angazhimin e administratës amerikane në intensifikimin e luftës globale kundër karteleve të drogës dhe krimit ndërkombëtar të organizuar, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar është jetik për garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit ekonomik në rajon.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të sigurisë dhe dialogut ndërkombëtar në Mynih, ku në fokus ishin çështjet e energjisë, sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)