Balliu tregon se çdo të ndodhë nëse më 7 Korrik do ketë protestues të dhunshëm
Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare në Tiranë, më 7 korrik ora 19:00.
Shefi Organizativ i kësaj force politike, Klevis Balliu u shpreh për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, se në protestë do të ketë qytetarë dhe nuk do të jetë e dhunshme.
“Thjesht koncepti i protestuesit të dhunshëm ka ardhur si rrjedhojë e një propagande të Edi Ramës. Nuk kemi organizuar ne ndonjëherë ne protesta të dhunshme. Nuk po sjellim banditë, po sjellim qytetarë. Nuk vjen banditi aty sepse ka alergji dhe frikë nga qytetarët”, theksoi Balliu.
Sipas tij, nuk ka zgjidhje të problemeve madhore pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se qëllimi është rrëzimi i regjimit të tij.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e 7 korrikut është një protestë vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Ai nënvizoi se të gjithë anëtarët e PD-së duhet të zbresin në terren për të mobilizuar qytetarët për protestën.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme