Sot në Beograd nis punimet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Ndërsa në samitet e shkuara pjesë kanë qenë zyrtarë të BE-së dhe SHBA-ja kësaj here janë të ftuar zyrtarë dhe Hungaria dhe Turqia.
Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Të pranishëm edhe në këtë takim do të jenë kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb.
Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji.
Ballkani i Hapur sipas iniciuesve synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU: