“Ballkani të bëhet gati”, Nesho: Ka shumë ndikime nga Rusia

12 Mars 2024 | 12:51

Diplomati Agim Nesho, ka folur në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në Europë e Ballkan.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rusia pretendon të ndaj zonat e influencës me Evropën.

Mes tjerash ai nënvizoi se Rusia mund të ndikojë tek vendet baltike, Europë, por dhe tek Ballkani Perëndimor.

Mes tjerash shtoi se Rusia përdor strategji për të krijuar perandorinë e saj të re, të ashtëquajtur doktrinë të hapësirës ruse.

“Europa me të drejtë ka frikë për arsye se oreksi i Rusisë që tani hapur  tregon pretendimet për të ndarë zonat  e influencës me Europën,  Nuk do përfundoj në Ukrainë, por do të fillojë me vendet e tjera siç janë vendet baltike, Veriu i Europës ose Ballkani Perëndimor. Është një strategji e madhe e Rusisë për të krijuar perandorinë e re të saj që vazhdon të aplikohet, të zgjidhet në të ashtquajturën doktrinë të hapësirës ruse”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026