Balluku: Koha për bashkëpunim, t’u krijojmë sipërmarrësve aksese në programet e BE

14 Nëntor 2023 | 11:40

Zëvendës kryeministrja Belina Balluku ishte këtë të martë në panelin për instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale.

Ajo tha se ka ardhur koha që të bashkëpunohet për t’i krijuar mundësinë bizneseve që të aksesojnë fondet e  programeve ekonomike të Bashkimit Europian.

“Sot ka ardhur momenti që ne të diskutojmë me njëri-tjetrin dhe të punojmë për ngritjen e infrastrukturës dhe të instrumentave të duhur të cilët do i shërbejnë biznesit për të aksesuar fondet e programeve ekonomike të Bashkimit Europian. Fonde të cilat janë aty, por që fatkeqësisht ne nuk e kemi pasur një infrastrutkturë për të mbështetur e për të udhëhequr sipërmarrësit tanë në këtë proces të ri për Shqipërinë. Ky është momenti për të bashkëpunuar e për t’u krijuar juve mundësinë që  të aksesohet të gjitha këto programe, të cilat unë do ia lë Majlindës që t’i detajojë.

Një nga programet që tashmë është i hapur dhe shumë i rëndësishëm është ‘Growth Plan’ që është një paketë prej 6 miliardë eurosh e cila do të aksesohet përmes granteve dhe kredive. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh se një program shumë i rëndësishëm është “Horizont” i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë erosh të cilat përmes konkurencës, projekteve dhe përmes instrumentave të ndryshme mund të aksesohet nga bizenset private për të mbështetur iniciativat e tyre dhe porojektet e tyre në sektorë të ndryshëm”,-tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026