Balluku nga Dibra: Të katërta bashkitë do të udhëhiqen nga socialistët
Numërimi në KZAZ-në 19 në Dibër po ecën me ritme të mira. Në ambientet ku po zhvillohet procesi ka mbërritur dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku e cila ka statusin e përfaqësueses politike të Partisë Socialiste në këtë qark.
“Isha në Klos. Rezultati është me të vërtetë shumë interesant. Klosi siç ju e dini është një vend që jo vetëm ka votuar djathtas, por ka qenë nën thundrën e Bedri Hoxhës për 5 mandate, një vëllai, katër Bedriu, kështu që për Klosin është një çlirim, një frymëmarrje. Në këto momente që flasim jemi në kutinë e dhjetë dhe avantazhi i Valbonës është mbi 400 e ca vota, kështu që pas Klosit shkova të shikoja se si po ecte procesi i numërimit në Bulqizë. Kutitë e para që janë kutitë e Martaneshit, Festime Mjeshtri fiton ndjeshëm, në ndërkohë vazhdon dhe numërohet qyteti ku ka edhe aty një diferencë të thellë midis dy palëve. Tani thash që ta mbyllja, pasi Mati nuk ka nevojë që të kishte ndonjë suport apo ta shikoja, pasi Mati filloi numërimin para së gjithash duke fituar një nga qendrat që në 2021-shin ka qenë qendër humbëse dhe aty ka një fitore të thellë me 223 vota nëse s’gabohem.
Kështu që këtu në Peshkopi, jam për të parë se si shkon numërimi dhe për të korrur një fitore të madhe. Unë besoj që për momentin nuk është avantazh i thellë sepse janë vetëm kutitë e para që janë hapur, por është një trend tregues që padyshim të katërta bashkitë do të jenë të udhëhequra nga kryebashkiakët socialistë. Kjo është çfarë Dibra meriton,” – u shpreh Balluku.
Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit