Balluku: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës, s’e zëvendësoj dot Erionin

12 Shtator 2022 | 22:58

Belinda Balluku thotë se nuk ka ndërmend të kandidoj për bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Balluku u shpreh se bashkia e Tiranës nuk ka pse të zëvendësohet fare pasi është një bashki e drejtuar në mënyrë të  suksesshme nga Erion Veliaj.

Ministrja e vlerësoi si të shkëlqyer punën e kryebashkiakut Veliaj teksa zbuloi edhe lidhjen përtej politikës me të.

“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme. Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet, Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026