Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje të ujit

23 Mars 2022 | 21:29

“Nuk do u ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë”. Kështu deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

“Nuk jemi gati të ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë se jemi ata që nuk po ndërpresim dritat, nuk po u shtojmë faturën e dritave, si mund të ndërpresim ujin? Por, do të rrisim performacën e ujësjellasve. Ne kemi nisur një reformë që të mirëmenaxhohen nga pushteti vendor”, u shpreh ministrja.

Ajo tha më tej se refoma në ujësjellës është e thellë dhe kërkon ndryshim të akteve ligjore dhe nënligjore.

Më herët, në një deklaratë ministrja Balluku tha se problemat me pagesat e faturave të energjisë nga ndërmarrjet e ujësjellësit, mund të shkaktonin ndërprerje të ujit në shumë fshatra dhe qytete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026