Balluku: Përmirësim të infrastrukturës së burgjeve, rritje page 10% për punonjësit
Ditën e sotme u mbajt ceremonia e prezantimit të flotës së re të automjeteve për sistemin penitenciar të Shqipërisë.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u shpreh se reformat e qeverisë shqiptare po ecin përpara, dhe se infrastruktura e burgjeve ka pësuar përmirësim.
Gjatë fjalës së saj gjatë prezantimit të flotës së re për burgjet, Balluku shtoi se me buxhetin e vitit 2024, do të kemi një rritje të pagës me 10% për punonjësit në këtë sektor.
“Unë do të fokusohesha te burimet njerëzore. Padyshim kuptojmë që kemi një përmirësim të infrastrukturës. Asnjë reformë dhe asnjë projekt nuk mund të ndodhë pa njerëzit. Kryeministri Rama, qeveria shqiptare ka punuar për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, një lloj transformimi të thellë, kur reformat kanë nisur me vullnet të plotë të qeverisë shqiptare dhe po çohen përpara nga përkushtimi i njerëzve tanë. Flota me 22 mjete të reja, është aty për t’i çuar njerëzit në punë dhe anasjelltas. Shumë skena nga e kaluar kemi kaluar, shumë hapa kemi hedhur.
Flitet për një flotë mbi 100 automjete, por ne duhet të njohim kontributin e partnerëve tanë. Falenderojmë ambasadorin britanik që ka kontributin e tij në këtë proces. Ai punon me shumë pasion. Duhet thënë që qeveria shqiptare e çmon kontributin e qeverisë britanike në këtë proces. Kemi pasur progres në të gjitha ato fusha që kanë qenë shqetësim historik për ne. Duhet pasur parasysh që Shqipëria është partner besnik ndaj aleatëve.
Kemi pasur një ndryshim të ndjeshëm të vlerësimit përmes pagës, trajnimit të punonjësve, por edhe buxhetit të vitit 2024, do të kemi rritje të pagave me 10%. Kjo si një kërkesë dhe vëmendje e kryeministrit Rama, por edhe nga negociatat mes ministrit Manja dhe ministrit të Financave. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, do të rrisë performancën e secilit prej jush. Pagat do të jenë të konkurrueshme me rajonin”-tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike