Banania e ngjitur me shirit në muze shitet për 6.2 milionë dollarë

21 Nëntor 2024 | 14:38

Vepra artistike provokuese e Maurizio Cattelan e një bananeje të ngjitur me shirit në mur ka arritur në 6.2 milionë dollarë (4.9 milionë £) në Sotheby’s në Nju Jork – katër herë më e lartë se vlerësimet e para-shitjes.

Shtëpia e ankandeve thotë se sipërmarrësi kinez i kriptomonedhave, Justin Sun, i tejkaloi gjashtë rivalët e tjerë për të marrë instalacionin “Komedian” të artistit vizual italian të mërkurën, shkrua BBC.

“Në ditët në vijim, unë personalisht do të ha banane si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun.

Banania e ngjitur – tani ndoshta një nga frutat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë – në fakt u ble më herët gjatë ditës për vetëm 0.35 dollarë, sipas New York Times.

Instalacioni u zbulua për herë të parë për publikun në vitin 2019, duke u bërë menjëherë një sensacion viral dhe duke nxitur gjithashtu debate të nxehta se çfarë është arti.

Në fakt, fruti është ngrënë jo një, por dy herë.

Në vitin 2023, një student arti i Koresë së Jugut e hëngri bananen kur instalacioni u shfaq në Muzeun e Artit Leeum të Seulit.

Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.

Katër vjet më parë, një artist i performancës e tërhoqi bananen nga muri pasi vepra u shit për 120,000 dollarë në Art Basel në Miami.

Banania u zëvendësua me shpejtësi dhe nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026