Banka e Shqipërisë: 250 mln euro financime për bujqësinë, do ndahen si kredi të buta

6 Shkurt 2025 | 16:30

Fermerët mund të rrisin aktivitetin e tyre, falë një programi mbështetës me vlerë 250 mln euro. Ky fond do të jetë në dispozicion të tyre në formën e kredisë së butë.

Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 250 mln eurosh, për të mbështetur me kredi sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Paratë do të mbështesin investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik.

 “Kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur faktikisht që përmes garancisë sovrane të mbulojë 70% të principarit të kredisë”,-tha kryeministri Edi Rama.

Ky program, i cili do të vihet në zbatim nëpërmjet bankave tregtare, ofron mundësi për uljen e ndjeshme të kostos së kredisë për këto biznese, e cila mund të arrijë deri në 2%.

Qeveria do të dalë garante për këtë program, ndërsa skema pritet të bëhet tërheqëse jo vetëm për fermerët, por edhe për paketën e maleve, ku po ftohen emigrantët të investojnë në zonat rurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026