Banorët e 5 Majit e kalojnë natën jashtë, ndezin zjarr pranë banesave

9 Shkurt 2022 | 07:10

Banorët e 5 Majit në Tiranë, që sot pritet që t’u shemben banesat e tyre, e kanë kaluar natën jashtë.

Të tensionuar, banorët qëndruan zgjuar dhe ndezën zjarr jashtë banesave në pritetje të fadromave dhe forcave të policisë.

Ata shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre dhe se e gjithë kjo është një padrejtësi.

Prej disa javësh në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë ka nisur shembja e banesave në kuadër të procesit të rindërtimit. 400 banesa pritet të shemben në total, por vetëm disa prej tyre kanë pësuar dëme nga tërmeti i nëntorit 2019.

Disa nga banorët janë dakordësuar me Bashkinë Tiranë për shembjen e tyre dhe kanë përfituar pagesën e qirasë.

Ndërsa një pjesë tjetër e banorëve kanë refuzuar një kontratë me bashkinë dhe nuk kanë përfituar asnjë pagesë qiraje. Ata kanë protestuar disa herë para parlamentit, ku kërkojnë një banesë të re.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022