Banorët e Daullasit në protestë: Paguajmë taksa por jetojmë mes baltës dhe gropave

16 Shkurt 2026 | 15:31

Banorët e fshatit Daullas, në Fier, kanë protestuar për gjendjen e rënduar të rrugëve, të cilat sipas tyre nuk kanë parë investime prej dekadash. Ata denoncojnë se rreth 200 familje jetojnë mes baltës dhe gropave, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga pushteti vendor.

Sipas banorëve, rrugët janë totalisht të degraduara dhe sa herë ka reshje shiu kthehen në baltë, duke u bërë të pakalueshme jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Ata theksojnë se makinat pësojnë defekte të vazhdueshme për shkak të gropave dhe terrenit të dëmtuar, çka rrit kostot për familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

“Paguajmë rregullisht taksat për pastrim, gjelbërim dhe ndriçim, por investime nuk shohim askund,” shprehen banorët, të cilët ndihen të lënë në harresë nga pushteti vendor.

Ata thonë se shqetësimet i kanë adresuar disa herë pranë bashkisë dhe ish-njësisë administrative, si edhe gjatë fushatave elektorale te kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie. Sipas tyre, deri më sot kanë marrë vetëm premtime dhe asnjë zgjidhje konkrete në terren.

Përballë kësaj situate, banorët apelojnë për investime në zonën e tyre, duke theksuar se është e papranueshme që, ndonëse ndodhen vetëm një kilometër larg qytetit të Fierit, të jenë lënë në këtë gjendje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026