Banorët e Dukagjinit në protestë, kërkohet ndërtimi i rrugës
Qindra banorë të malësisë së Dukagjinit janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës për të protestuar për mungesën e një rrugë që lidh mijëra banorë.
Protesta nisi me 1 minutë heshtje në nder të viktimave në rrugën e Dukagjinit.
Me pankarta në duar, më të shumtë në numër se asnjëherë më parë, malësorët dënuan mungesën e vëmendjes së shtetit prej shumë vitesh për këtë zonë duke shkaktuar shpopullimin.
Gjatësia e rrugës është 60 km dhe ndërtimi i saj do të ishte jetik për zhvillimin e dhjetra fshatrave në 3 njësi administrative. Pushtetarët kujtohen vetëm për zgjedhje prandaj banorët thonë se protestat nuk do të ndalen.
Nga bashkia, marshimi vijoi në drejtim të prefekturës ku përmes një deklarate të unifikuar u kërkuan 3 pika kryesore, më e rëndësishmja ndërtimi i rrugës.
Në përmbyllje protestuesit marshuan në pedonale dhe u ndalën tek busti i Nënë Terezës ku ndezën qirinj në nder të viktimave që humbëm jetën në rrugët ekzistuese të Dukagjinit .
Projekti i rrugës prej viteve përflitet se ekziston dhe në çdo rast premtohet ndërtimi i saj, por deri më tani, çdo premtim ka ngel në letër dhe asnjë nismë për ndërtimin e saj nuk është ndërmarrë .
Më shumë se 100 viktima janë shkaktuar ndër vite në rrugën e Dukagjinit.
Realizimi i kësaj rruge do të mundësonte lehtësimin e rrugëve lidhëse të Alpeve Shqiptare, një nga më atraktivet malore në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme