Banorët e fshatrave në Korçë kundër hartës së re territoriale

23 Nëntor 2022 | 17:49

Me shumicën e votave në parlament, në fund të tetorit mazhoranca socialiste votoi kundër ndryshimit të hartës territoriale.

Euronews Albania bëri një vëzhgim në dy njësitë administrative Bulgarec dhe Mborje, të cilat dikur kanë qenë komuna, për të pyetur vet banorët se kur ata kanë marrë shërbim më efektiv.

“Me komunë më mirë, zgjidhnim vet problemet atëherë tani vëmë andej njëherë i gjejmë njëherë nuk i gjejmë. Komunë ishte më mirë,” – u shpreh një qytetar.

Edhe në fshatin Mbroje banorët tregojnë se kur administroheshin nga komunat, hallet i zgjidhin më shpejt.

“Më mirë ishte kur ishte komuna ore. Çdo gjë zgjidhej me shpejt. Bridhej andej këtej sot. Të kthehet se i zgjidhim hallet brenda fshatit,” – tha një banor.

Në 31 Korrik 2014 parlamenti shqiptar me 108 vota pro me konsensus ndryshoi hartën territoriale, ku nga 65 bashki shkuan në 61 bashki e duke hequr pothuajse gjithë fuqitë vendimmarrëse ish komunave duke i kthyer në njësi administrative.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026