Banorët kundërshtojnë reduktimin e shërbimeve në spital

6 Maj 2026 | 21:15

Banorët e Tepelenës dhe Memaliajt kanë shprehur shqetësim për reduktimin e shërbimeve në spitalin bashkiak të Tepelenës.

Sipas informacioneve nga platforma e Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që spitali të pësojë ndryshime në profilin funksional, çka do të sillte kufizim të shërbimeve për pacientët.

Qytetarët paralajmërojnë se një vendim i tillë do të rëndojë më tej situatën e tyre ekonomike, pasi për shumë shërbime do të detyrohen t’u drejtohen spitaleve të Gjirokastrës apo Tiranës.

“Nuk duhet të mbyllet ky spital, sepse u shërben të gjitha fshatrave të Tepelenës dhe Memaliajt,” shprehet një banore.

“Do të detyrohemi të shkojmë në Gjirokastër. Me çfarë? Me taksi? Pensioni është minimal dhe shpenzimet janë të papërballueshme,” thotë një tjetër qytetar.

“Për moshën tonë është shumë e vështirë të udhëtojmë. Ky spital na shërben për gjithçka dhe nuk duhet të mbyllet,” shprehet një e moshuar.

Spitali i Tepelenës u shërben rreth 38 mijë banorëve të zonës, duke ofruar shërbime bazë shëndetësore. Banorët kërkojnë që këto shërbime të mos reduktohen, duke e konsideruar spitalin jetik për komunitetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026