Banori i 5 Majit: Kontrata me bashkinë, një akt dhurimi i pronës
Banori i 5 Majit në Tiranë, Besnik Feta tregon se nuk ka firmosur kontratën me Bashkinë Tiranë për shembjen e banesës, pasi në të shkruhej se duhet t’i dhuronte këtij institucioni shtëpinë.
“Kontratën nuk e kam firmosur me bashkinë sepse është kontratë e njëanshme. Na thonë dhuroja pronën bashkisë. Kam 425 metra të banesës, bashkia më jep vetëm 130 metra dëmshpërblim. Është një akt dhurimi”, shprehet ai.
Z. Feta nënvizon se në kontratë nuk sqarohej as vendi ku do e marrin pronën e re dhe se kur.
Për këtë çështja, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nënvizoi se kjo marrëveshje nuk përcakton afate dhe as vendin e caktuar për pronën e re.
“Kur t’i bën kontratën për të përfituar sendin e ardhshëm, kjo kontratë është përpos vendimit të Këshillit të Ministrave. Kjo shkresë do iu shërbente qytetarëve për të qenë ata më të garantuar”, u shpreh ajo.
Avokatja e Popullit nënvizoi se pagesa e qerasë nga bashkia është një vlerë shumë e vogël për të përfituar një banesë normale.
Ajo shprehur gatishmërinë e saj për t’u marrë me këto çështje dhe e ftoi z. Feta që t’i drejtohet Avokatit të Popullit.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës