Banori i Astirit i pakënaqur me dëmshpërblimin e banesës: Çështja në gjykatë

17 Shkurt 2022 | 07:40

Në projektin e Unazës së Re qindra qytetarë mbeten pa banesë. Ndërsa shumë të tjerë dhe pse me shtëpi të legalizuara rendin në dyert e gjykatave me shpresën që do gjejnë një zgjedhje.

Kështu ka ndodhur dhe me Nazif Leklin. Banor i zonës së Astirit që prej viti 1996, ndërsa zotëronte dhe certifikatën e pronësisë, por me projektin e ri të unazës shtëpia e tij u shemb.

“Unë jam pajisur me certifikatë pronësie, tokën e kam pasur që në vitin 2000, e kam blerë më dokumente të rregullta. Legalizimet i bëra në vitin 2014. Në vitin 2018 në prill, na thonë që ju do ikni që këtej se do të prishen”, u shpreh ai.

Me certifikatën e pronësisë Nazifi përfitonte dëmshpërblimin e shembjes së banesës, por kjo nuk u bë në vlerën e pronës që ai zotëronte.

“Unë zotëroja rreth 367 metra truall dhe 215 metra shtëpi. U prishën banesat dhe më pas bëmë veprimet. Këto ishin çmime qesharake që nuk kishin vlerë fare”, tha banori.

Ndërkohë me dokumentet që ai zotëron sipas ekspertit gjyqësor ka një vlerë tjetër nga ajo çfarë ka përfituar.

“Nuk shkonin as më vlerën as 100 mijë euro, që mbas rivlerësimit të gjykatës mua më kushtonte 300 mijë euro”, tregon ai.

Lufta me drejtësinë për të është një beteje e ashpër ku shumë herë ndihet i dorëzuar. “Jam në proces gjyqësor, tani jam në shkallën e dytë. Sesa do zgjasë nuk e di”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022