Barazia gjinore/ Ministrja Koçiu: T’i japim gruas forcën e duhur në shoqërinë tonë

13 Dhjetor 2023 | 18:52

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alban Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin “Jo Feminicidit! Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ministrja Koçiu e nisi fjalën e saj me lajmin e miratimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Plan Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325 së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, “Gruaja, paqja dhe siguria”.

Duke e cilësuar një lajm të mirë miratimin e këtij Plan Veprimi, Koçiu u shpreh se “është një angazhim i qeverisë shqiptare që tashmë do të jetë në agjendën, tryezën e çdo institucioni për të çuar akoma më tej barazinë gjinore në një nivel tjetër duke e përfshirë atë më me forcë në sektorë të rëndësishëm, si ai i mbrojtjes, sektori i rendit, në misione paqeruajtëse, por edhe jashtë”.

Sipas saj, me këtë plan, i jepet gruas roli që meriton, një rol kyç sa i përket demokracisë, ruajtjes së rendit, paqes dhe stabilitetit në vendin tonë dhe në botë.

“Jemi në drejtimin e duhur për t’i dhënë gruas, vajzës, forcën edhe zërin e duhur në shoqërinë tonë”, deklaroi ministrja.

“Duke patur në fokus mirëqënien e grave dhe vajzave, jemi duke financuar prej disa vitesh tashmë nëpërmjet Fondit Social, shërbime me bazë komunitare që shtrihen kryesisht në pushtetin vendor së bashku me organizatat e shoqërisë civile, por jo vetëm, edhe me bashkitë e vendit për të ofruar akoma më shumë shërbime këshilluese, integruese të formimit profesional, të strehimit në raste emergjence apo krize për të gjitha vajzat edhe gratë të cilat janë për fat të keq viktima të dhunës apo abuzimit seksual”, nënvizoi Koçiu.

Ajo vuri në dukje se me buxhetin e vitit 2024, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të mbështesë rritjen e mbrojtjes sociale.

“Për fat të mirë kemi një buxhet të rritur edhe për pjesën e mbrojtjes sociale dhe do të vijojmë të mbështesim shërbime të tilla sidomos për t’i dhënë gruas akoma më shumë zë, akoma më shumë forcë, për të qenë të gjitha  bashkë dhe për të bërë akoma më shumë”, përfundoi ministrja Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026