“Gratë shtëpiake duhet të marrin pension”, pastori: Më me rëndësi se leja e ciklit
Pastori Paulin Vilajeti tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se edhe gratë shtëpiake duhet të marrin pension sepse kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të paguhen kur të vijnë në atë moshë.
Sipas tij, kjo është një çështje që ka më shumë vend për diskutim sesa leja nga puna gjatë kohës që një vajzë a grua është me menstruacione sepse Shqipëria është një vend me popullsi që po shkon drejt plakjes pikërisht sepse po humb fokusi nga familja duke ju dedikuar karrierës.
“Është e domosdoshme të merret shteti shqiptar. Ne jemi një popullsi që po shkojmë drejt plakjes, ne nuk e kemi më atë luks që të mos kujdesemi për gratë. Unë mendoj ka një çështje më themelore për gratë se çështja e menstruacioneve. Ka një çështje më themelore. Sa gra në Shqipëri, sot që flasim kanë punuar tërë jetën në shtëpi dhe nuk kanë pension? Unë mendoj se shteti shqiptar për të gjitha gratë që janë shtëpiake, kanë punuar tërë jetën, ato në moshën e pensionit shteti shqiptar duhet t’u japë pension,” – u shpreh Vilajeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pastor Vilajeti: Shqiptarët e shesin fenë dhe kombin, janë zhytur në varfëri
- Leja e ciklit, Karaiskaj sulmon Braçen: Populist, nuk janë sëmundje periodat
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë