Pastor Vilajeti: Shqiptarët e shesin fenë dhe kombin, janë zhytur në varfëri

19 Shtator 2023 | 11:19

Të hënën ka nisur censi i regjistrit të popullsisë në të gjithë vendin. Çfarë vihet re është se komunitetet fetare kanë qenë shumë të gatshme pë të ftuar qytetarët që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare në formular, ndonëse kjo gjë nuk është e detyrueshme.

Pastor Paulin Vilajeti tha në emisionin GoodMorning Albanias se lënia e kombësia me pyetje opsionale në census është diçka shumë e rrezikshme.

Kjo, sipas tij pasi në situatën e varfërisë në të cilën jeton populli shqiptar, njerëzit e kanë të lehtë të shesin edhe kombin edhe fenë.

“Një gjë nuk do ndërroja sa të jem mbi tokë, kombin tim, jam shqiptar dhe i jam aq mirënjohës Zotit që më ka krijuar shqiptar sa nuk do e ndërroja me asgjë. De kur ti këtë gjë kaq themelore në një census e  vendos opsionale do të thotë që jetojmë në një vend aq të varfër sa njerëzit për të mbijetuar nuk kanë kohë të mendojnë as fenë, as politikën, as qeverinë dhe mendojnë si mund të mbijetojnë ditën e nesërme. Dhe në një situatë të tillë e kemi shumë të lehtë të shesësh edhe kombin, edhe fenë, edhe votën dhe s’të intereson më kush e drejton vendin. Kjo është shumë e rrezikshme që pyetja për kombësisë është opsionale, si mundet të them unë sot jam anglez, dhe mund ta bëj. Mendoj se kjo është diçka shumë, shumë e rrezikshme. Nuk duhet që njerëzit për interesat që kanë të shesin kombësinë”, tha pastori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024