Barcelona merr kreun e La Liga, përfiton nga ndalesa e Realit
Barcelona është ngjitur në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll pasi mposhti Sociedadin në shtëpi me rezultatin 2-1. Katalanasit e shfrytëzuan më së miri ndalesën që Reali i Madridit bëri në derbin me Atleticon.
1 ditë pasi Atletico i bëri dhuratë humbjen Realit të Madridit, Barcelona nuk mund të gabonte dhe mori 3 pikë shumë të rëndësishme përballë Sociedadit në shtëpi. Katalanasit e shfrytëzuan si duhet ndalesën e rivalëve nga Madridi dhe morën kreun e La Liga pas 7 javëve të luajtura. Me një dominim absolut, Barcelona ia doli të marrë fitoren e radhës në shtëpi edhe pse e nisi jo si duhet sfidën me Sociedadin.
Miqtë shënuan të parët me Odriozolën në minutën e 31’, por pjesa e parë u mbyll në barazpeshë pasi Kounde shënoi për katalanasit.
Në fraksionin e dytë ishte bomberi polak Lewandowski që shënoi golin e fitores, ndërsa shpërdoroi edhe një rast të artë për 3-1. Rezultati final 2-1 dhe Barcelona në krye të klasifikimit në Spanjë, për herë të parë këtë sezon.
Të shtunën ishte Atletico që mposhti me rezultatin e thellë Realin në derbi, duke i dhënë një shuplakë të fortë Xabi Alonsos që pësoi plot 5 herë. Lojtari i ndeshjes për los colchoneros ishte Alvarez me dy gola, ndërsa sfida përfundoi 5-2. Aktualisht Atletico renditet i pesti me 12 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës