Barcelona tetë fitore radhazi në La Liga, katalanasit mposhtin 0-2 Villarrealin
La Liga e futbollit në Spanjë sheh edhe këtë sezon dominimin e Barcelonës. Katalanasit e Hansi Flick fituan 0-2 në fushën e Villarreal dhe me 46 pikë mbeten në krye të La Ligas, me katër pikë më shumë se Real Madridi.
Në stadiumin ‘Ceramica’ ndeshja nisi mirë për Barcelonën. Katalanasit kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Barça mori një asist në minutën e 39-të, kjo pasi Renato Veiga doli me karton të kuq për një ndërhyrje në dëm të Yamal, për të lënë ‘Nëndetësen e verdhë’ më një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta lojë.
Barça sërish ishte më kërkuese dhe Raphinha stampoi sferën në shtyllë. Për të ‘vulosur’ tri pikët mendoi Lamine Yamal me golin e dytë të miqve në minutën e 63-të.
Kështu, Barça merr fitoren e tetë radhazi në kampionat dhe duket se është në mbrojtje të titullit kampion.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij