Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë
Pas fitores ndaj Laçit, Tirana beson se mund të sigurojë 3 pikët e radhës ndaj Vllaznisë në Elbasan. Të dy trajnerët e kanë cilësuar këtë përballje si një “klasike” që duhet fituar me patjetër.
Tirana dhe Vllaznia përballen në Elbasan, ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren. Në prag të këtij dueli, është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, e cila ka përfunduar me përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.
Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, e cilëson këtë ndeshje si një mundësi të madhe për skuadrën e tij. Ai thekson rëndësinë e një paraqitjeje të shkëlqyer, si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik.
“Ndeshja ndaj Tiranës është një derbi, një përballje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi në 100% në aspektin fizik dhe psikologjik. Kundër Tiranës kemi pasur paraqitje të mira, por këtë herë është ndryshe, luajmë në Elbasan. Tirana ka stabilitet dhe luan bukur me trajnerin Shkëmbi. Ne duhet t’i analizojmë me kujdes situatat e kundërshtarit,” – shprehet Brdaric.
Nga ana tjetër, pas fitores ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, është optimist për suksesin ndaj shkodranëve, duke shpresuar që fati të jetë më me ta këtë herë.
“Shpresoj dhe kam bindjen që do të bëjmë një paraqitje të mirë, do të jemi në nivelin e duhur. Kam besim që këtë herë kundërshtari nuk do të ketë fatin, pasi në 3 përballjet e fundit kemi luajtur mirë. Në disa ndeshje mund të kishim marrë më shumë, por është e rëndësishme për vazhdimësinë,” – thotë Shkëmbi.
Trajneri i Tiranës gjithashtu ka pasur elozhe për bomberin e ekipit të Vllaznisë, Bekim Balaj, për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe ka theksuar nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj tij.
“Nuk flas për lojtarët e tjerë, por Balaj është një shembull që duhet të ndiqet. Ai ka vite që luan dhe ka qenë kyç për Vllazninë, e udhëheq skuadrën në nivele të larta. Ka shënuar shumë gola në përballjet me ne dhe duhet të jemi të kujdesshëm,” – thotë Shkëmbi.
Vllaznia, nga ana e saj, shpreson të ruajë vendin e dytë në tabelë pas duelit me Tiranën. Në tre përballjet e mëparshme, shkodranët kanë fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA