“Bardhi do të bëhet si Andreotti”- Avokati: Pse do dështojë federata e opozitës

11 Janar 2024 | 12:40

Politologu Alban Daci ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku tha se çështja e bashkimit të demokratëve nuk është domosdoshmëri. Duke komentuar  zhvillimet në kampin opozitar, Daci tha se nëse Lulzim Basha do të bashkohej me grupimin e Gazment Bardhit, shanset janë që atij do i shuhej  përgjithmonë mundësia për të qenë një kryeministër apo të bënte karrierë në politikë.

Nga ana tjetër politologu tha se përpjekjet e grupimit të Gazment  Bardhit dhe grupit të “Rithemelimit” për tu organizuar duket se nuk do të kenë sukses, pasi ata kanë mungesë të lidershipit, ndërsa shqiptarët e kanë të domosdoshme që prezenca e liderit të ndihet.

“Çështja e bashkimit ka edhe një problem serioz. Një lider duhet të ketë një autonomi aksioni. ai duhet të kalojë vizionet e shoqërisë. Do të ish e pamoralshme nëse Basha do të bashkohej me ta. Problemi tjetër është a do ta sillte bashkimi me ata në pushtet Bashën. Unë mendoj se jo, rikthimi atje do e shunate përgjithmonë cilësinë e tij për të qenë lider i të djathtës. Nëse Basha rikthehet te ata do e mbyllte njëherë e përgjithmonë, ndoshta me turp dhe me zhgënjim mundësinë e tij për të bërë karrierë si lider e për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë.

Ata kanë kërkuar një federatë, kjo. Ata kanë mungesën e një lideri. Situata aktuale e Berishës, ka bërë që “Rithemelimi” dhe Bardhi që nuk ka qenë kurrë një lider po kërkojnë të krijojnë lëvizje që nuk funksionojnë në shoqëri tradicionale ballkanike. Shqiptarët kanë nevojë për një lider që ta shohin që ai është kryetari,  me drejtime kolegjiale,  shqiptarët jo vetëm që nuk besojnë, por bëhen edhe qesharak. Ky grupim i zotit Bardhi do vazhdojë të jetë kështu pa ndonjë sukses deri në zgjedhjet e 2025, Më pas mbase do kemi ndonjë lëvizje të re politike”,-tha Alban Daci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026