Bardhi në Kushtetuese: Prokuroria nuk na ndalon hetimin parlamentar
Në Gjykatën Kushtetuese është duke u shqyrtuar ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin se opozita po has pengesa në ushtrimin e funksioneve të saj parlamentare, duke theksuar se nuk po pranohen kërkesat për interpelanca me kryeministrin apo për marrjen e informacionit.
“Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë, asnjë kërkesë për marrje informacioni. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin nëse jemi në republikë parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës apo një republikë me vullnet të një partie”, deklaroi Bardhi.
Ai shtoi se gjatë gjithë procesit janë dhënë arsye të ndryshme për refuzimin e kërkesave të opozitës, ndërsa theksoi se komisionet parlamentare janë organe ndihmëse të Kuvendit, ndërsa komisionet hetimore kanë funksion kontrollin ndaj ekzekutivit.
Bardhi tha se, ndonëse Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime, kjo sipas tij nuk mund të përdoret si argument për të kufizuar të drejtën e Kuvendit për hetim parlamentar.
“Prokuroria nuk na detyron të mos ushtrojmë kompetencën tonë kushtetuese”, deklaroi ai.
Sipas tij, përgjegjësia administrative apo penale i takon institucioneve të drejtësisë dhe jo mekanizmave parlamentarë.
“Përgjegjësia ligjore administrative apo penale është kompetencë e institucioneve përkatëse që kryhen nga ligji”, u shpreh Bardhi.
Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit