Bardhi: PD kërkon mocion me debat në parlament për programin e qeverisë “Rama 4”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë publike kërkesën për zhvillimin e një mocioni me debat në parlament lidhur me prioritetet e qeverisë Rama për mandatin e katërt dhe ndikimin e krimit të organizuar në jetën publike.
Bardhi thekson se përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeverisë janë thelbësore për këtë proces dhe se në parlament duhet të diskutohet bilanci i programit të kaluar të qeverisë, si dhe prioritetet e programit të ri.
Në shkresën e dorëzuar, Bardhi nënvizon rëndësinë e këtij debati në një fazë kyçe për Shqipërinë, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet,” thekson Bardhi.
Ai shton se efikasiteti i qeverisjes lidhet ngushtë me integritetin e ministrave, pasi dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë besimin tek institucionet dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Në kërkesën e tij, Bardhi thekson nevojën që deputetët të kenë rol aktiv në avancimin e kësaj axhende dhe nxit Kuvendin të zhvillojë debat mbi ndikimin e krimit të organizuar në politikë dhe jetën publike.
Kërkesa është bazuar në nenin 98, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe synon të vendosë në fokus transparencën dhe përgjegjësinë e qeverisë në këtë mandat.

LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara