Bardhi përplaset me Nikollën: Ta harroni se PS do zgjedh kreun e grupit të PD

4 Shtator 2023 | 10:42

Ka nisur me debate të ashpra sesioni i ri parlamentar, ku shkak është bërë njohja nga Kuvendi e Lulzim Bashës si kryetar i grupit parlamentar të PD. Ka qenë Gazmend Bardhi ai i cili ka ashpërsuar tonet ndaj kryetares së Kuvendit, duke u shprehur se nuk do të vijë kurë dita që kreun e grupit të PD ta caktojë Partia Socialiste.

Bardhi tha se kryetari i grupit parlamentar zgjidhet nga deputetët dhe jo nga partitë politike.

Nga ana tjetër Nikolla i tha Bardhit se situata në PD është tepër konfuze dhe po e fut parlamentin në një situatë të paparecedentë.

“Ta harroni që do vi dita që kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ta zgjedh Partia Socialiste.

Atë ditë, ti zonja kryetare së pari, pas teje Edi Rama t’i bëni llogaritë mirë. Ti ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, nuk ka ndodhur ndodnjëherë që të jenë lëxuar njoftime të partive politike. Partitë ta kryejnë fnksionin jashtë kësaj salle. Këtu janë deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe janë deputetët e PD që vendosin kush është kryatri i grupit të PD.

Ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës, ky është një parlajmërim i qetë dhe qytetar. Erion Velaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026