“Bariu pa trupin e Kurtdedës”, Maçi tregon çfarë zbuloi policia në vendngjarje

18 Dhjetor 2022 | 21:28

Gazetari Merin Maçi tregoi në Review në Euronews Albania se si një bari gjeti trupin e dhunuar dhe të djegur të 61-vjeçarit Menduh Kurtdeda.

61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.

“Ka qenë një prej fshatarëve të zonës i cili ka qenë duke kullotur bagëtitë e tij, ku në një distancë rreth 200 metra ka parë qentë që shoqëronin kopenë e bagëtive të lehnin në një mënyrë të pazakontë, të paktën kështu e ka sqaruar ai në polici, dhe ka konstatuar një trup thuajse tërësisht të djegur. Më pas është vënë në lëvizje policia,” – u shpreh Maçi.

Gazetari tregoi se policia ka gjetur në vendngjarje copa të pantallonave të viktimës, një rrip dhe një USB. Disa metra larg vendit ku ishte trupi u gjet dhe një bidon uji brenda të cilit ishte futur lënda djegëse që u përdor për t’i vënë flakën trupit të Kurtdedës.

Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.

Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026