Basha: Angazhimi ynë për një kulturë politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës 6 në Tiranë.
Në fjalën e tij Basha përsëriti edhe një herë mbështetjen e PD-së për SPAK-un, teksa shtoi se angazhimi i opozitës është për një kulturë të re politike që fillon duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Mesazhet e aleatëve tanë janë të qarta: mbështetje pa kompromis për drejtësinë, fund pandëshkueshmërisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qëndrimet tona janë të qarta dhe do të jenë të qarta deri në fund. Asgjë në këtë botë nuk është perfekte, as reforma në drejtësi, as SPAK-u. Por SPAK-u ka përsipër një mision të ngarkuar nga shqiptarët, me pritshmëri të larta nga shqiptarët, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dhe këtu padiskutim që PD e shikon fare qartë interesin publik. Angazhimi ynë për një kulturë të re politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë, fillon me barazinë para ligjit.
Aty ku qytetarët gjobiten me të drejtë apo me të padrejtë, arrestohen për shkeljet më të vogla, por më të mëdhenjtë e shkelësit të ligjit, ata që vjedhin miliona, që dhunojnë, që abuzojnë dhe akumulojnë pushtet i ikin ndëshkimit, një shoqëri e tillë nuk ka lidhje as me Europën, as me të ardhmen që ne projektojmë për fëmijët tanë.
Ndaj hapi i parë pa pikë diskutimi, duhet të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. Ky është prioritet politik i Partisë Demokratike, sepse është prioritet jetik për shqiptarët dhe nga kjo buron edhe dhënia pa asnjë kompleks, pa asnjë kusht, pa asnjë rezervim e mbështetjes politike nga PD për SPAK për të kryer deri në fund misionin që është ngarkuar”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)