Basha i delegon Flutura Açkës drejtimin e grupit të PD, Bardhi përplaset me Nikollën

14 Shtator 2023 | 13:04

Është shoqëruar me debate të ashpra në parlament ndryshimi i kryesisë së grupit parlamentar të PD-së në Kuvend.

Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo e cila deklaroi se kryatari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton ndryshimet në përfaqësimin e grupit parlamentar të PD-së.

Basha i ka deleguar kompetencën e krytares së grupit parlamentar deputetes Flutura Açka.

“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD.  Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse”, deklaroi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Njohja e vendimit të Lulzim Bashës bëri që Gazmend Bardhi të përplasej me kryeparlamentaren Nikolla, duke i thënë se po shkelte rregulloren, pasi vendimet për përfaqësimin në parlament i merr grupi parlamentar.

Për shkak të toneve të ashpra të Bardhit, kryetarja e Kuvendit i kërkoi atij të ruante qetësinë, pasi në të kundërt mund të nxirrej jashtë.

“Mos përplas tavolinën se ju nxjerr jashtë! Ju thashë dhe po përsëris edhe njëherë me shumë qetësi, mendoja se shkresa që kishit dërguar ishte personalisht për mua, jo për të njoftuar Kuvendin. Ishte një shkresë që impaktonte grupin parlamentarë të Partisë Demokratike. Jeni konfuz  dhe po krijoni një situatë të paprecedente për publikun”, tha Nikolla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026