Basha në Dibër: Për 2 vjet PD s’ishte në krye të detyrës, sot jemi zëri i qytetarëve

22 Tetor 2023 | 12:20

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot  në Dibër ku prezantoi propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.

Ai pranoi para demokratëve të Dibrës se në dy vite pas një situatë të paprecedentë PD nuk ishte në krye të detyrës dhe aty ku e kërkojnë qytetarët.

“Dhe tani dy vite pas një situatë të paprecedentë është koha ta pohojmë se Partia Demokratike për rrethana dhe arsye që nuk kanë të bëjnë me asnjërin prej jush dhe as demokratët e sakrificave kudo ku ndodhen, nuk ishte në krye të detyrës.  Për dy vite me radhë, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre, zëri ynë nuk u dëgjua për të mbrojtur dhe denoncuar paudhësitë dhe padrejtësitë në kurriz të qytetarëve. As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më as në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morën vendimet. Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026