Basha: Në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit

1 Tetor 2023 | 13:18

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.

Ai theksoi se në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit. Ai nënvizoi se synimi i Rusisë është  të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE.

“Të dielën e kaluar në Veri të Kosovës, janë përvijuar dhe njëherë pllakat tektonike –gjeostrategjike, nga njëra anë interesat e komunitetit euro-atlantik të NATO-së për një Ballkan të paqtë, një Ballkan të cilin qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e tyre parlamentare, një Ballkan që ka premisat të integrohet në BE, nga ana tjetër është ajo që po ndodh në lindje dhe që është materializuar së fundmi me konfliktin e tmerrshëm në Ukrainë. Është një Rusi revizioniste që nuk pranoi realitetin e ndryshimit të viteve ’90, por planifikoi dhe nisi rikthimin në një situatë siç ka qenë në vitin 1990.  Synimi është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE dhe kjo është ajo që u manifestua dhe në Kosovë të dielën e kaluar, përpjekja për të i imponuar me dhunë Kosovës dhe së dyti Aleancës Atlantikut”-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026