Basha nga Kruja: Qeveria e korruptuar, administrata shtetërore e skllavëruar

9 Shkurt 2024 | 18:17

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në Krujë, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se administrata shtetërore është e skllavëruar, ndërsa qeveria ka vjedhur jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe të europianëve, që erdhën si subvencione për fermerët.

Basha tha se ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë, largimin e kësaj klase politike dhe oligarkisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Europa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t’i qëndruar vështirësive më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen.

Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e europianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve.

Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshmë në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani i shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukartorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’i shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po i përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD.

Partia Demokratike ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyer idealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë politike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme. Gjëja e parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerrim Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë, e përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo 13 politikanësh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarësh varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëve, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026