“Basha nuk votoi më 14 maj”- Krytetari i Degës 8 i përgjigjet me foto gazetarit

30 Maj 2023 | 13:33

Kryetari i degës 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi ka komentuar përmes një postimi në Facebook një intervistë të gazetarit Bledian Koka në Euronews Albania.

Ky i fundit tha se Lulzim Basha nuk ka votuar, ndërsa Seferi ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se Basha ka votuar me nënën e tij, ndërsa këto janë shpifje të një lufte të pandershme ndaj Partisë Demokratike.

“Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta,” – u shpreh Seferi.

Deklarata e plotë:

Me shumë keqardhje vërej se lufta e pandershme, e pamoralshme, e shëmtuar dhe ekstreme e nisur me kohë ndaj Partisë Demokratike vazhdon po me atë intensitet dhe po për të njëjtat qëllime.

Mbrëmjen që shkoi, e hënë 29 maj, në një program të Euronews Albania, gazetari Bledian Koka ka gënjyer kur tha se Lulzim Basha nuk ka votuar fare në datën 14 maj duke dashur ta sulmojë zotin Basha me shpifje siç kanë bërë gjithë këto kohë njerëz që e duan PD si pronë, që e duan instrument për mbrojtje, që e duan mjet për të shkelur dhe dominuar. Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta. Z. Basha ka votuar në QV 1929, në qendrën e votimit ku voton historikisht.

Ai ushtroi të drejtën e tij si një votues i thjeshtë demokrat. Pavarësisht kësaj, lajmi i shoqëruar me foto u transmetua ne disa media menjëherë. Gjithashtu shumë qytetarë që votonin ishin dëshmitarë sikundër komisionerët, vëzhguesit edhe të foltores të cilët nëse z. Koka është vërtet i interesuar mund ti pyeste.

Kjo është një tjetër gënjeshtër e ulët e atyre që nuk kanë lënë shpifje pa bërë, e atyre që me mashtrimet e tyre kanë kaluar çdo imagjinatë, aq sa janë bërë qesharake dhe objekt humori. Shpresoj që dhe z.Koka të ketë rënë pre e dezinformimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026