“As Berisha, as Basha”, Tabaku: Ja si duhet të drejtohet PD-ja

29 Maj 2023 | 21:50

Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në një intervistë në “Now” në Euronews Albania tha se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri. Sipas saj duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.

E pyetur në rast se do jetë Basha apo Berisha ai që do bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.

“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.

Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike. Ne do e diskutojmë gjatë këtë,  nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimësh nga poshtë lartë”,-tha Jorida Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026