Basha përgatit rikthimin, çfarë fshihet pas takimeve me bazën

28 Nëntor 2022 | 15:05

Opozita do të ketë nga dy kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe Lulzim Basha po përgatit rikthimin.

Këto ishin dy lajmet që u konfirmuan gjatë javës së fundit brenda Partisë Demokratike. Daljen me kandidatë të tjerë veçmas atyre të Sali Berishës, e konfirmoi Enkelejd Alibeaj i pari dhe më pas u konfirmuan kandidaturat e para.

Prezantimi zyrtar i kandidatëve nisi prej të shtunës nga Mallakastra me Agron Kapllanajn, i cili do të kërkojë një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, pasi më herët ka qenë kryetar në vitet 2015-2019.

Krahas prezantimit të kandidatëve, në lëvizje gjatë ditëve të fundit është vënë edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës.

Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës.

Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet. Por se cila do të jetë forma, mbetet për t’u parë, pasi që nga dorëheqja e tij, postin e kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike zyrtare e mban Enkelejd Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026