Basha takon këshilltarët bashkiakë të PD: Mos bini në kurthin e numrave

28 Gusht 2023 | 18:59

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të hënën një takim me këshilltarët bashkiakë që kanë garuar nën logon e PD-së në 14 maj.

Basha u tha këshilltarët të PD-së se nuk duhet të bien në kurthin e numrave, ndërsa shtoi se “filtrat e hipokrizisë” duhet të hiqen pasi numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha.

“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve. Në këtë sallë ju gjendeni falë opozitarizmit të vërtetë dhe gjendet një energji për qytetarët shqiptarë. Mbi 120 zëra, që nëse kumbojnë për zërat e qytetarëve që ju kanë votuar, janë shumë. Bëhen edhe më shumë nëse keni parasysh se sot në situatën ku ndodhemi, të paktën janë zërat mes 140 të zgjedhurve të parlamentit qendror dhe atyre vendor që flasin për hallet e njerëzve”,  tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026