Basha tregon arsyen pse s’mori pjesë në mbledhjen e grupit të PD-së

31 Mars 2022 | 12:29

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se po punon që PD të jetë e bashkuar dhe të kthehet në një alternativë për qytetarët.

“Unë do të punoj për një Parti Demokratike të bashkuar, mbi vlerat për të cilat është themeluar, që të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë alternativë për njerëzit, që të punojë për njerëzit dhe të kalojë interesat personale, për të cilat kam vendosur të marrë vendimin e dorëheqjes nga kryetari i PD-së, por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, deputeti nënvizoi se kjo alternativë e re “nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë”.

Basha tregoi edhe arsyen pse nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, ku nënvizoi se duhet të diskutohet lirisht dhe jo nën presion.

“Sa herë që t’i shërbejë Grupit Parlamentar të PD-së dhe jo kur i shërben presionit të drejtëpërdrejt apo indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësinë të gjithë demokratëve që kenë mundësinë lirisht të diskutojnë dhe vendosin dhe jo nën presion. Kjo ka qenë arsyeja sepse sot për t’i dhënë mundësinë për të diskutuar lirisht dhe ajo ashtu siç ndodhi, vendosa të mos isha në mbledhje”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026