Basha uron kryeministren e re të Italisë Giorgia Meloni
22 Tetor 2022 |
19:39
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar suksese kryeministres së re të Italisë Giorgia Meloni, për detyrën e saj.
Basha shprehet se është i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej.
“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë”- shkruan Basha në një postim në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
- Giorgia Meloni bëhet kryeministre, krijohet qeveria e re në Itali
- ‘Gati të udhëheqim Italinë’, Giorgia Meloni emërohet sot kryeministre
Lajme të Sugjeruara
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë