Basha: Vettingu i politikanëve, vaksinë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të diel në Fier për të prezantuar propozimet për reformën zgjedhore.
Pikat kryesore të propozuara prej tij janë: listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporit, presidenti të zgjidhet nga populli, ndërsa shtoi se është e domosdoshme vettingu i politikanëve, pasi vetëm kështu mund të largohën të korruptuarit e politikës.
“Ndaj listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politikë kur vjen puna tek reforma zgjedhore. Lista të hapura, pa kufizime, pa artifica, pa herës. Kush merr më shumë vota futet në parlament dhe përfaqëson me dinjitet qytetarët që e kanë votuar. Natyrisht në vetvete nuk mund të funksionojë pa disa zgjidhje të tjera.
Ne e dimë që sot për shkak të zhvillimeve, elementë të cilët nuk kanë, nuk gëzojnë besimin e njerëzve, por përpiqen ta blejnë atë, janë në parlament, janë në bashki, janë në institucione.
Një sistem i listave të hapura, i pavaksinuar ndaj të korruptuarve që përdorin paranë dhe krimit të organizuar që përdor paranë e pisët dhe mjetet e tjera për të diktuar personat që do në Kuvend, apo bashki apo institucione të tjera, pra vaksinimi i listave të hapura përmes vettingut të politikanëve. Kjo është një iniciativë e jona që në fakt është një përforcim i ligjit për dekriminalizimin”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë